🎙️ PARTIZANI U19 – KAMPIONËT E SHQIPËRISË 2025/2026

🎙️ PARTIZANI U19 – KAMPIONËT E SHQIPËRISË 2025/2026 

Një sezon që nis me një vizion të qartë, me një staf të përkushtuar dhe me një trajner që besoi deri në fund. Partizani U19 sot është kampion dhe kjo është mbi të gjitha meritë e një pune të madhe të bërë që në ditët e para.

Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Muhameti dhe me kontributin e stafit të tij, skuadra ndërtoi identitet, disiplinë dhe një mentalitet fitues që u reflektua javë pas jave në fushë. Çdo ndeshje ishte një hap më shumë drejt objektivit, çdo sfidë një provë karakteri që kjo skuadër e kaloi me sukses.

Gjithçka u vulos në javën e 25-të, në “Arenën e Demave”, në përballjen ndaj Skënderbeut – një sfidë që për të kuqtë peshonte sa një sezon .

90 minuta dominim dhe një fitore bindëse 4:1 për Partizanin, që konfirmoi një sezon të jashtëzakonshëm.

Formacioni i startues : Zadeja në portë; në mbrojtje Arapi, Dervishi, Nela dhe Qamili; në mesfushë Jatta, Lamine dhe Banushi; ndërsa në sulm Rrenga, Qokthi dhe Abdu.

Ndeshja u zhbllokua nĂ« minutĂ«n e 28-tĂ« nga Sarjo Abdu me njĂ« goditje dĂ«nimi spektakolare. Dy minuta mĂ« pas, Rrenga dyfishoi shifrat pas njĂ« aksioni tĂ« bukur me kombinimet e Abdu – Qamili dhe RrengĂ«s .

Në pjesën e dytë, Rrenga realizoi nga pika e bardhë për 3:0, duke shënuar golin e tij të 11-të sezonal. Skënderbeu reagoi për 3:1, por në minutën e 77-të .

Banushi vulosi gjithçka me golin e katërt, pas asistit të Rrengës.

Një fitore që nuk është thjesht rezultat i një ndeshjeje, por përmbledhja e një sezoni të tërë: punë, sakrificë, përkushtim dhe besim.

Partizani U19 mbyll kështu një edicion të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion dhe njëkohësisht finalist i Kupës së Shqipërisë.

Premtimi i bërë në fillim u mbajt.

Puna u shpërblye.

Titulli u fitua.

Me një ndeshje të mbetur, festa ka nisur… ndërsa trofeu do të ngrihet zyrtarisht në javën e fundit ndaj Laçit.

PARTIZANI U19 – KAMPION! 🏆🔴