🔮 Erald Rrenga golashĂ«nuesi i Partizani U19 nĂ« kampionat dhe KupĂ« âšœ

Kapiteni i Partizani U19, Erald Rrenga, mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke u shpallur golashënuesi më i mirë në të dy kompeticionet, kampionat dhe Kupë. Sulmuesi 18-vjeçar realizoi një total prej 16 golash, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë dhe me kontributin më të lartë për skuadrën e kuqe gjatë gjithë sezonit.

Me paraqitje të qëndrueshme, shpirt gare dhe lidership si kapiten, Rrenga udhëhoqi ekipin drejt arritjes së objektivave, duke konfirmuar talentin dhe potencialin e tij si një nga elementët më premtues të akademisë së  Partizanit .