🔴 AKADEMIA PARTIZANI | U13 MIQËSORE
Akademia Partizani vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik 2026–2027. ⚽️

Partizani U13 e ka nisur me këmbën e mbarë fazën përgatitore, duke regjistruar një fitore të rëndësishme në miqësoren e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Të kuqtë, të drejtuar nga trajneri Bektash Çapoku, me Mario Litën si asistent, triumfuan me rezultatin e pastër 0–5 ndaj Vllaznisë U13, duke dhënë sinjale pozitive që në këtë fazë të përgatitjeve në prag të sezonit të ri .
#AkademiaPartizani #PartizaniU13 #FKPartizani #RedAndBlack #YouthFootball FutureOfPartizani



















