Sulmuesi i FK Partizani, Rrok Toma, është përfshirë në listën e Kombëtares shqiptare U-21 për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajin nëntor. Lojtari ynë do të jetë pjesë e përfaqësueses së drejtuar nga trajneri Alban Bushi në sfidat ndaj Luksemburgut, që do të luhet më 13 nëntor, dhe ndaj Spanjës, në takimin e planifikuar për 17 nëntor.

Grumbullimi i radhës me ekipin kombëtar U-21 konfirmon edhe një herë vlerësimin për paraqitjet dhe potencialin e sulmuesit të kuq, i cili vijon të jetë një element i rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen. Ftesa e marrë nga Kombëtarja është një tjetër tregues i punës së mirë të bërë nga lojtari, por edhe një vlerësim për kontributin e tij me fanellën e Partizanit.
FK Partizani i uron Rrok Tomës suksese sa më të mëdha me fanellën kuqezi dhe përfaqësim sa më dinjitoz në këto dy sfida ndërkombëtare. 🇦🇱



















