
43′ Neid Banushi
Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu e ka nisur vitin kalendarik me një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të denjë si Teuta. Në ndeshjen e zhvilluar në Arenën e Demave, skuadra jonë dominoi lojën dhe krijoi raste të shumta.

Pas disa tentativave të Idrizajt dhe Muçajt që goditën shtyllën dhe traversën, ishte një goditje e fuqishme e Neid Banushit në minutën e 43-të që zhbllokoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, ekipi ynë tregoi vendosmëri dhe administroi rezultatin deri në fund, duke siguruar një fitore të merituar.

Me këtë triumf, skuadra U18 e e Partizanit shkon në kuotën e 26 pikëve