🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT FLORIN BRATU PAS TAKIMIT NDAJ EGNATIAS 👇

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT FLORIN BRATU PAS TAKIMIT NDAJ EGNATIAS 👇

Egnatia mĂ« e fortĂ«, apo ju mungoji diçka –

Bratu: Po, Egnatia është skuadër mjaft e mirë, për më tepër që kishim përballë kampionët e Shqipërisë. Por skuadra ime mendoj që bëri mirë dhe krijuamm shanset tona. Gabimet individuale na kanë penalizuar sot, këto situata janë problematike dhe këto duhet t’i përmirësojmë dhe se këto probleme duhen analizuar.

 

Ndryshuat sistem sot nĂ« lojĂ«. Pse ndodhi ky ndryshim –

 

Bratu: Mendova që mund të ndryshoj sistemin, duke ditur se Fadairo dhe Aliu mund të hapnin probleme sidomos në pjesën e parë. Nëse ata do të ishin më konkretë në rastet e krijuara, Partizani do kishte shënuar gol në pjesën e parë. Egnatia ka probleme në prapavijë, për sa i përket dueleve një kundër një, për këtë arsye futa dy sulmues mjaft të shpejtë, për t’i ndëshkuar.

 

Pse nuk funksionoi finalizimi –

 

Bratu: Krijuam shanset për të shënuar. Edhe pas minutës 60 me Fadairon, Aliun dhe Bintsukën por portieri i Egnatias ishte në një ditë të mirë. E dinim që Egnatia ishte mjaft e fortë, u detyruam të luanim në bllok të mesëm, dhe u përpoqëm ta ndëshkonim me kundërsulm.

 

Sa pĂ«rqind Ă«shtĂ« i realizuar Partizani me Bratun dhe sa pĂ«rqind presim nĂ« vazhdim –

 

Bratu: Nuk është e thjeshtë, kam dy muaj këtu. Nuk kam shkopin magjik, apo të jem magjistar. Do na duhet edhe pak kohë, kam mjaft besim tek lojtarët e mi. Në disa ndeshje duhet të bëjmë më mirë, me kalimin e kohës do të jemi atje ku duhet.