Prononcimi i lojtarit të ndeshjes Aleksandar Joviçiç, pas fitores 0 – 1 ndaj Laçit
Joviçiç: Sapo mësova që nuk kishim fituar prej tre vitesh këtu. Vuajtëm shumë sot, sepse ishte një ndeshje shumë e vështirë. Shënuam me penallti dhe pjesën më të madhe u mbrojtëm, por jemi në pozicionin që duhet të sakrifikojmë, duhet të luftojmë për çdo top. Ne kemi folur me njëri-tjetrin dhe kemi bërë pakt që të ndryshojmë mendësinë tonë.
Do të hyjmë në çdo ndeshje si luftëtarë dhe do të japim më të mirën që një klub si Partizani të jetë ku duhet të jetë. Është shumë e vështirë, por ne duhet të sakrifikojmë, pasi jemi në vendin e fundit. Jo tani, por duhet të përmirësohemi. Kemi marrë dy fitore radhazi dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Unë jam përshtatur shumë shpejt, sepse djemtë, shokët e skuadrës, më pranuan. Shënova në debutim dhe ishte shumë mirë për mua, sidomos për debutimin në kampionatin shqiptar. Sa i përket Pashagiçit, flasim të njëjtën gjuhë, është shumë më e lehtë që të komunikojmë



















