🇦🇱 SUPERIORE VAJZA U17 | FINAL FOUR 🏆
PARTIZANI – APOLONIA 6:0

Formacioni : Disha , Jahelezi, Rushaj , T.Hasanaj , Klleci , Prifti , Kadiolli, Brahlika , Demushin, Hysenaj , Selmani
U aktivizuan : Hystuna , Murataj , Kokoshi , Kamberi , Koka
Partizani U-17 vajza në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Apolonisë
Partizani U-17 për vajza ka siguruar kualifikimin në finalen e kampionatit “Kategoria Superiore”, pasi ka fituar me rezultatin 6-0 ndaj Apolonisë në gjysmëfinalen e Final Four.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj zhvilloi një ndeshje të kontrolluar në çdo aspekt, duke marrë avantazhin që në pjesën e parë me golat e Marina Rushajt (21’), autogolin e Çobos (34’) dhe realizimin e Kledia Priftit në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Gelda Kadiolli ishte protagoniste me tre gola të shënuar në minutat 51’, 62’ dhe 70’, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Me këtë sukses, Partizani U-17 avancon në finalen e madhe, ku do të përballet me Vllazninë U-17, që gjithashtu siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Elbasanit.
Finalja do të luhet më 6 maj, ora 17:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.
#partizanivajza #PartizaniU17 #FinalFour #ShkojmëNëFinale



















