🇦🇱 Katër vajza të Partizanit thirren në Kombëtaren U15! 🔴⚫

🇦🇱 Katër vajza të Partizanit thirren në Kombëtaren U15!

 

Një tjetër lajm pozitiv për futbollin e vajzave në klubin tonë!

Kamela Kuzari, Rukena Demushi, Klea Selmani dhe Obikela Kokoshi janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U15 për vajza, në kuadër të turneut ndërkombëtar UEFA Development, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 17 deri më 25 tetor.

Kuqezinjtë do të përballen me Letoninë, Rumaninë dhe Irlandën e Veriut.

Ky grumbullim përfaqëson një tjetër vlerësim për talentin, përkushtimin dhe punën që po zhvillohet në futbollin e vajzave te Partizani.

❤️🖤 Krenarë për vajzat tona! Suksese me fanellën kuqezi! 🇦🇱