𝐁𝐋𝐄𝐒𝐒𝐈𝐍𝐆 𝐄𝐋𝐄𝐊𝐄 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

 

 

 

✍️ FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane. Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit.