⚽️ Ergit Hyka – Golashënuesi i Superiore U17 !

 

Suksesi i skuadrës sonë U17 këtë sezon u shoqërua nga paraqitje të shkëlqyera individuale, ku spikati padyshim 16-vjeçari Ergi Hyka. Sulmuesi i talentuar mbylli një kampionat fantastik, duke realizuar plot 24 gola dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i grupmoshës U17.

 

I afruar gjatë verës së kaluar, Hyka u përshtat menjëherë me ambientin e ri, duke ndërtuar një lidhje të fortë me skuadrën dhe duke qenë një pikë referimi në repartin ofensiv. Me instinktin e tij të golit dhe shpërthimet vendimtare, ai ka qenë vendimtar në shumë prej fitoreve të skuadrës gjatë këtij sezoni.

 

Forma e tij e shkëlqyer është reflektuar edhe në Kupën e Shqipërisë, ku ekipi U17 ka arritur finalen. Me 3 gola të shënuar në këtë kompeticion, Hyka kryeson gjithashtu listën e golashënuesve .

 

Ergi Hyka përfaqëson më së miri shpirtin garues , duke konfirmuar se e ardhmja është në duar të sigurta.

#akademiapartizaniofficial #përjetmetypartizan🔴 #partizaniu17 #ergithyka #fkpartizani