⚽️ Hidhet shorti për edicionin e ri 2025/26
Është hedhur sot shorti për sezonin e ri futbollistik 2025/26 në “Abissnet Superiore”, që do të jetë edicioni i 87-të në historinë e kampionatit elitar shqiptar. Skuadra e Partizanit do ta nisë kampionatin me dy sfida në shtëpi, fillimisht ndaj skuadrës debutuese të Vorës dhe më pas ndaj Teutës së Durrësit.
Në javën e tretë, “Demat e Kuq” do të udhëtojnë në Shkodër përballë Vllaznisë, ndërsa më pas do të rikthehen si pritës ndaj Elbasanit. Ndeshja derbi ndaj Tiranës është programuar për javën e 6-të, një përballje gjithmonë me shumë interes e rivalitet. Faza e parë do të mbyllet me sfidën në transfertë kundër Dinamo City.
📌 KALENDARI I 9 JAVËVE TË PARA:
Java 1: Partizani vs Vora
Java 2: Partizani vs Teuta
Java 3: Vllaznia vs Partizani
Java 4: Partizani vs Elbasani
Java 5: Bylis vs Partizani
Java 6: Partizani vs Tirana
Java 7: Flamurtari vs Partizani
Java 8: Partizani vs Egnatia
Java 9: Dinamo City vs Partizani
Format i ri me “Final 4”
Kampionati do të zhvillohet me 36 javë të zakonshme vajtje-ardhje. Në përfundim të tyre, pikët do të përgjysmohen dhe rrumbullakosen në vlerën më të ulët, përpara se të nisë faza përfundimtare.
🔺 Faza “Final 4” do të përfshijë 6 ndeshje shtesë, ku katër skuadrat e para në renditje do të përballen me njëra-tjetrën me sistem vajtje-ardhje, për të përcaktuar kampionin e ri të Shqipërisë dhe vendet për Kupat e Europës.
Ky ndryshim synon të rrisë konkurrencën dhe emocionet në fazën finale të sezonit.
đź”´ #FKPartizani #AbissnetSuperiore #Sezoni2025_26 #Kalendari #Final4