I kĂ«naqur me rezultatin –
Gega: Mendoj që ishtë një ndeshje e vështirë. E filluam pak me probleme pasi patëm edhe dëmtimin e Kekos, që të them të drejtën është një lojtar që kohët e fundit ka dhënë një impakt tjetër në ekip. Siç u zhvillua loja mendoj se ishte e barabartë. Kishim përballë një ekip që mua më pëlqeu si luajti. Mos harrojmë që ne patëm në fushë edhe lojtarë 16 vjeçarë nuk është pak dhe është risi për Partizanin. Kjo na bën më shumë optimist. Ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpinë tonë përballë tifozëve tanë. Për sfidën e kthimit do të kemi të gatshëm edhe Isgandarlin shpresoj që edhe Keko të bëhet dhe të jemi të plotë.
Kushtet atmosferike qĂ« shoqĂ«ruan ndeshjen ju favorizuan –
Gega: Mendoj se në krahasim me Shqipërinë favor kishim se ishte freskët, fusha ishte shumë e mirë. Era dhe reshjet e shiut ishin për të dyja ekipet , nuk besoj se ishin kushtet atmosferike ato që mund të zbehin impenjimin apo performancën. Për mua është shumë e rëndësishme që të marrim masat që të jemi gati për ndeshjen tjetër aq më tepër për dëmtimet që kemi.
NjĂ« koment pĂ«r kundĂ«rshtarin, e kishit parĂ« nĂ« video sot e patĂ« edhe drejtpĂ«rsĂ«drejti nĂ« fushĂ« –
Gega: Tre ndeshjet e fundit i kemi parë drejtpërsëdrejti sepse kanë luajtur në një orar që ne kemi mbaruar stërvitjet. Unë personalisht jam shprehur se është një ekip që duhet vlerësuar në maksimum. Shqetësim për mua ka qenë gjendja aktuale e ekipit. Klubi po punon, kemi nevojë për tu përparuar dhe për tu përforcuar kështu që kthehemi të qetë dhe bëhemi gati për ndeshjen e dytë. Nuk besoj se është ndeshje e lehtë.
NjĂ« koment pĂ«r golin e SkukĂ«s –
Gega: Skuka i ka ato vlera, nuk është në 100% por në ato zona ai është shumë special. Tregoj veten sot. Për herë të parë me fanelën e Partizanit luajti edhe Garcia , më bëhet qejfi që u angazhua shumë shpejt. Po ashtu edhe Karlos Martinez besoj se bëri mirë, janë lojtarë të rinj dhe është hap i mirë për ne. Si ekip u munduam të luanim në grup dhe të shfrytëzonim aftësitë tona me kundërsulme. Por mos harrojmë dhe 3 lojtarët me moshë të re që për herë të parë luanin në kompeticione të tilla. Diçka që të bën edhe optimist por ishim gjithë kohën në tension që të mos i jepnin askujt hapësira të flasin për 16 vjeçarët. Unë jam për Partizanin dhe për aq kohë sa do jem këtu në këtë profesion do ti mbështes ata që e meritojnë panvarësisht nga mosha.
Malaj 18 vjeç, Himallari dhe Vata 16 vjeç, sa i kĂ«naqur jeni me debutimin e tyre nĂ« EuropĂ« –
Gega: Përderisa e shoh që kanë parametra të mira edhe në aspektin fizik panvarësisht nga mosha , eksperienca dikush duhet ti japi dorë. Por këta nuk janë baza e Partizanit. Këta lojtarë patjetër që do kenë minutazhin e tyre do rriten shumë shpejt, do jenë investimi i Partizanit dhe unë e bëj me shumë dëshirë dhe shumë besim. E rëndësishme është që e gjithë pjesa tjetër që kanë më shumë eksperiencë të japin maksimumin, por edhe të sakrifikojnë.