🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT SKËNDER GEGA, PAS TAKIMIT TË DYTË NDAJ NÕMME KALJU 👇 

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT SKËNDER GEGA, PAS TAKIMIT TË DYTË NDAJ NÕMME KALJU 👇

 

Gega: Teknikisht mendoj se meritonim shumë më tepër. Penalltia normal ndodhin me ekipe të mëdhaja, me lojtarë me eksperiencë në nivele të larta. Skuka ishte ai që na barazoi ndeshjen, qoftë ndoshta edhe të paparashikuar. Falë një aftësive të tij dhe cilësive. Sot bëri maksimumin, pati rastet e veta. Ai edhe të tjerët. Fati nuk ishte me ne. Kanë vite që luajnë bashkë. Dikujt ndoshta nuk i intereson, janë disa gjëra që e pengojnë, megjithatë thashë në krahasim me ndeshjen e parë, falë atmosferës që u krijua këtu edhe përpjekjeve të ekipit. Mund të them për atë që dhanë jam shumë i kënaqur. Nuk morëm në maksimum atë që merionim. Trajneri mund të justifikohet dhe të thotë ishte faji i këtij.

 

Një herë erdhën në portë- Shiko, mungesë vëmendje, futbolli është i pafalshëm. Më vjen keq me thënë të drejtën që aty kisha merak sepse bëmë dhe ndërrimin. U mundova të jem shumë strikt që të mos lëmë hapësira mbrapa kurrizit, një gjë që në pjesën e parë nuk qëlloi asnjëherë. Asnjë gjuajtje në portë.

Më vjen keq mënyra si erdhi goli, kur sheh edhe rastet ndjen keqardhje patjetër dhe i tillë është futbolli. Unë jam trajner dhe patjetër që kur nuk ka rezultat të mirë, secili ka përgjegjësinë, ke argumentet e tua. Më vjen keq për djersën, mundin që bënë dhe sakrificën sepse 90 minuta me intensitet. Menduam që do ishim brenda gjithë pritshmërive, qoftë edhe me shtesë. Lodhja bëri të veten, bëmë edhe ndërrim të detyruar.

Garsia dje kishte shqetësim në rrëzën e kofshës, sot e shfaqi. Ata që luajtën bënë më të mirën. Për këtë jam i kënaqur. Fola edhe në dhomat e zhveshjes, që çdo njeri që luajti sot ka bërë maksimumin. Gabimet janë pjesë e ndeshjes. Kështu që të shikojmë përpara si do shkojë.

 

I thashë çunave që mënyra si luajtëm, më duket nuk kemi nevojë për merkato. Doja dhe t’i motivoja, pavarësisht se janë të rinj dhe ngarkesa psikologjike e rezultatit ndoshta nuk e mbajnë. Unë jam ndoshta prindi i tyre në moshë dhe më duhet të punoj nga të gjitha anët. Për atë që dhanë jam shumë i lumtur, për rezultatin ndjej keqardhje, nuk kam shumë për të thënë.