Milinkovic: Mendoj se të gjitha situatat më kanë lënduar. E para se humbëm. Folëm në pushim që të ishim të kujdesshëm që të mos bënim faulle, kishim dy lojtarë me kartonë të verdhë. Nuk mund të bënim katër ndërrime, bëmë dy. I kuqi vendosi ndeshjen, u munduam, dhe më vjen keq se edhe pse ishte ndeshja më e mirë e jona, nuk morëm asgjë nga kjo. Në futboll gjëja më e rëndësishme dhe më e vështira është të shënosh dhe ne kemi humbur sot të paktën 2-3 raste shumë të mira dhe kjo është arsyeja pse humbëm.
Ajo që u them lojtarëve që nga dita e parë, skuadra që lufton për trofe nuk mund të luajë me ulje-ngritje, me çbilancime të mëdha në ndeshje. Unë fola dhe lojtarët janë të zhgënjyer, u munduan shumë dhe jam më i sigurt se një javë më parë, që do të jemi më mirë. Nuk flas, por është e vërtetë që kemi shumë lojtarë jashtë për dëmtime. Nuk është justifikim se Partizani ka grup të madh. Por kur nuk ke disa lojtarë të rëndësishëm, nuk je në më të mirën. Dumbia ishte mirë në javën e kaluar, sot i dhamë mundësinë Humen, kam besim te lojtarët. Më vjen keq për kartonin e kuq, se plani ishte të futja Da Silva më shpejt në pjesën e dytë. Shumë gjëra të këqija ndodhin, edhe në ndeshjen me Teutën, bëmë ndryshime që nuk kishim planifikuar për dëmtime e karton të kuq. Shpresojmë që të kemi më shumë fat. Por që të kesh fat duhet të punosh shumë dhe ta meritosh.
Është problem i madh kur nuk shënon, në katër ndeshje kemi shënuar vetëm 2 gola. Ne punojmë çdo ditë me ekipin dhe e dimë gjatë javës, bashkë dhe me sulmuesit veçmas. Ata kanë humbur pak vetëbesim se nuk shënojnë gjatë ndeshjes dhe kjo është e vështirë për çdo lojtar, jo vetëm për sulmuesit. Uroj që kur të nisin të shënojnë, do të jetë më e lehtë për ne dhe do të marrim pikë.