FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 19-vjeçar Nebi Qokthi, një nga talentet më premtues të Akademisë sonë. Produkt i ekipit U-19, Qokthi është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë, duke nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ky moment i veçantë përkon edhe me ditëlindjen e futbollistit, duke i dhënë akoma më shumë emocion këtij kapitulli të ri në karrierën e tij.
Një sezon fantastik me U-19
Gjatë sezonit 2024/25, Qokthi ishte një nga protagonistët kryesorë të Superiores U-19, duke u shquar si lojtari me më shumë gola dhe asistime të kombinuara në kampionat:
⚽ 11 gola (5 prej tyre të shënuar në fazën vendimtare të Play-Off-it) dhe 🎯 18 asistime
Kontributi i tij ishte vendimtar në sukseset e ekipit, duke treguar shpirt gare, sakrificë dhe dëshirë të madhe për progres.
🔴 Strategjia e klubit
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve të Akademisë së Futbollit Partizani, duke u besuar të rinjve me potencial të madh një vend në skuadrën e parë.
🎉 FK Partizani i uron Nebi Qokthit suksese të mëdha me fanellën e kuqe!
#fkpartizani #football #partizanichannel #soccer #news



















