Zyrtare | Abissnet Superiore me format të ri nga sezoni 2025-2026

🔴⚪ Zyrtare | Abissnet Superiore me format të ri nga sezoni 2025-2026: Faza “Final 4” në fund të kampionatit 🔴⚪

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndryshimin e rëndësishëm në rregulloren e kampionatit “Abissnet Superiore”, duke aplikuar një fazë shtesë në përfundim të sezonit të rregullt.

Duke filluar nga edicioni 2025-2026, titulli kampion dhe skuadrat pjesmarrëse në europë do të përcaktohen nga faza e re “Final 4” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania .

 Si do të funksionojë formati i ri?

Kampionati do të vijojë me 36 javë të zakonshme, vajtje-ardhje.

Katër ekipet e para në renditjen përfundimtare kualifikohen në fazën “Final 4”.

Pikët e fituara në kampionat do të përgjysmohen, duke u rrumbullakuar në vlerën më të ulët.

 Faza “Final 4” do të përfshijë 6 ndeshje, sipas këtij kalendari:

📌 Java 1

 Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

📌 Java 2

 Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

📌 Java 3

 Vendi 1 vs Vendi 2

 Vendi 3 vs Vendi 4

Renditja përfundimtare pas këtyre ndeshjeve do të përcaktojë kampionin dhe ekipet që do marrin pjesë në kupat e Europës.

🔻Rregullorja  për zonën e fundit të tabelës:

Vendet 9 dhe 10 bien direkt nga kategoria.

 Vendi 8 shkon në play out.

 Në rast barazimi pikësh në Final 4, renditja përcaktohet sipas këtyre kritereve:

1 – Pikët në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe Final 4

2 –  Diferenca e golave në këto ndeshje

3 –  Golavarazhi i përgjithshëm në sezon

Ky ndryshim vjen si pjesë e përpjekjeve për të rritur nivelin e garës, për të sjellë më shumë rivalitet dhe spektakël në javët vendimtare të kampionatit.

#AbissnetSuperiore #Final4 #KampionatiShqiptar #FSHF #FutbollShqiptar #FkPartizani