Vajzat e Partizanit rikthehen te fitorja
Skuadra e vajzave të Partizanit ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar ndaj Teutës në Durrës. Një gol i shpejtë i Liridona Gashit në minutën e 13-të ka mjaftuar që të sigurohen tre pikë shumë të vlefshme ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për garën e Final Four.
Pas këtij suksesi, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 12 pikë, po aq sa edhe Teuta që mban vendin e katërt, duke e bërë garën për zonën e katër më të mirave edhe më të fortë.
Sfida e radhës pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme, teksa vajzat e Cyme Lulaj do të presin Gramshin në Arenën e Demave .



















