Vajzat e Partizanit mposhten 0–2 nga Vllaznia
Partizani nuk ia doli të marrë pikë në “Arenën e Demave”, duke u mundur 0–2 nga Vllaznia. Të dy golat e ndeshjes erdhën nga penalltia, në minutat 17 dhe 41, të realizuara nga Doci.
Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj u ndëshkua pas dy prekjesh me dorë në zonë, por pavarësisht kësaj, vajzat treguan karakter dhe luftuan deri në fund, duke konfirmuar rritjen e tyre edhe pse janë një grup i ri në moshë.
Në minutat e fundit u shënua edhe një moment tensioni, kur Egzona Gashi mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja pas një vendimi shumë të diskutueshëm . Egzona do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Apolonisë, më 16 nëntor, po në “Arenën e Demave”.
Pas katër javëve të para, Vajzat e Partizanit renditen në vendin e 5 me 9 pikë, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia.



















