Vajzat e kuqe rikthehen tek fitorja

Kategoria Superiore Vajza | Java 9 | Atletik Klub V – Partizani V 0:5

Fusha Sportive “Zmijani” | E Diel, 14 Dhjetor 2025

Formacioni : 

Xheka , Rushaj , Doçe , Hyseni , Klleci , Baftia , Nuho , Kadiolli , Bushati , Habili , Xhemollari

U Aktivizuan :

Jahelezi, Prifti , Hida , Allushi , Lleshi

Vajzat e kuqe e mbyllin me fitore vitin 2025 

Java e 9 e futbollit të vajzave riktheu buzëqeshjen te kampi i kuq pas fitores së arritur në fushën e Koplikut ndaj Atletik Klub Shkodra, me rezultatin 0:5. Golat për Partizanin u shënuan nga dopietat e Ava Hysenit dhe Gelda Kadiollit, ndërsa golin e pestë e shënoi Marina Rushaj.

Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj hodhi pas krahëve humbjen ndaj Gramshit, që  i kushtoi sezonin dy binjakave, Liridona dhe Egzona Gashi, të cilat e mbyllën përfundimisht sezonin pas incidentit në takimin e fundit në Arenën e Demave.

Ky ishte takimi i fundit për vajzat e kuqe për vitin 2025 , që e mbyllin fazën e parë ne  vendin e 4, me 15 pikë, po aq sa vendi i 3-të, Teuta, me 5 fitore dhe 3 humbje, 19 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.