VAJZAT E CYME LULAJ KALOJNË ME SUKSES EDHE EGNATIAN

VAJZAT E CYME LULAJ KALOJNË ME SUKSES EDHE EGNATIAN

Skuadra e vajzave të Partizanit vazhdon momentin pozitiv në kampionat, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Vajzat e drejtuara nga Cyme Lulaj triumfuan në transfertë ndaj Egnatias me rezultatin 1–2.

 

Protagoniste e kësaj sfide ishte Liridona Gashi, e cila realizoi një dopietë të bukur në minutat 7 dhe 74, duke i dhënë të kuqeve tre pikë shumë të rëndësishme. Me këtë sukses, Partizani ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 9 pikë, ndërkohë që ka zhvilluar dy ndeshje më pak se rivalet.

Në javën e ardhshme, skuadra e kuqe do të përballet me kampionet e Vllaznisë, në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante .