U19 | Triumf në duelin klasik me Vllazninë

Partizani U19 | Triumf në duelin klasik me Vllazninën me rezultatin 0:2


Në fushën sportive ” Reshit Rusi ” në Shkodër, skuadra U19 e Fatjon Muhametit zhvilloi një tjetër duel tradicional ndaj Vllaznisë, duke e mbyllur me fitore bindëse dhe lojë dominuese.

Të kuqtë, që vinin pas barazimit në Elbasan, e nisën sfidën në mënyrën më të mirë. Vendasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 8-të, pas daljes me të kuqe të Gerbetit, ndërsa penalltia që pasoi nuk u shfrytëzua nga Abdou, i cili nuk arriti ta kthente në gol.

Megjithatë, presioni i vazhdueshëm i Partizanit u konkretizua në minutën 42’, kur Erald Rrenga zhbllokoi rezultatin pas një aksioni model. Vetëm tre minuta më vonë, Abdou Sarjo realizoi golin e dytë pas një kombinimi të shkëlqyer, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Në pjesën e dytë, kuqtë administruan me kujdes lojën dhe ritmin, duke ruajtur epërsinë deri në fund. Një fitore e rëndësishme që u jep djemve të Muhametit triumfin e tretë në katër javë dhe një moral të lartë për sfidën e ardhshme në “Arenën e Demave” ndaj Skënderbeut.