Skuadra e Gerd Haxhiut nuk ka arritur të sigurojë tri pikë ndaj Vora në një ndeshje të luftuar, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Vora kaloi në avantazh në minutën e 79. Megjithatë, Partizani reagoi shpejt dhe barazoi me anë të Neid Banushit, I cili shënoi një gol të bukur me kthesë, vetëm një minutë pas golit të Vora.
Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin e avantazhit, ndeshja përfundoi 1-1. Pas 12 javëve, Partizani renditet në vendin e 5-të me 17 pikë.