Në fushën e “Reshit Rusi”, 17-vjeçarët e trajnerit Algert Hurdha zbritën në fushë pas tre fitoreve radhazi dhe ia dolën të regjistrojnë edhe të katërtën, në një ndeshje të fortë dhe plot emocione ndaj Vllaznisë.
Pjesa e parë dhuroi gola dhe ritëm, me Fabio Hysenit protagonist absolut që realizoi dopietë në minutat 1’ dhe 34’, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim në barazim 2-2.
Në pjesën e dytë, loja u bë më e luftuar, por Partizani tregoi karakter dhe saktësi: në minutën 72’, Samed Lushaku shënoi golin vendimtar me një goditje dënimi spektakolare që i dha të kuqve një tjetër fitore me vlerë të madhe.
Edhe pse takimin e mbyllën me 9 lojtarë, pas përjashtimeve të Hysenit dhe Lushakut (nga dy kartonë të verdhë secili), djemtë e Hurdhës mbajtën avantazhin deri në fund, duke marrë duartrokitje për shpirtin luftarak.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për U17, që tashmë përgatitet për përballjen e radhës ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”