U17 l PARTIZANI – VORA 3:1

🔴 Partizani U17 është rikthyer te fitorja me një triumf të rëndësishëm 3:1 kundër Vorës, në javën e 12-të të kampionatit.
Avantazhi erdhi në minutën e 38-të me Hykën, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, loja e mirë u shpërblye me dy gola të tjerë, nga Kryeziu dhe përsëri Hyka, i cili vazhdon të shkëlqejë si golashënuesi më i mirë me 11 gola në 12 javë.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e parë me 29 pikë, duke treguar se është gati për sfidat e radhës.