U16 | PLAY-OFF | JAVA 19 | SHËNKOLLI – PARTIZANI 1:10

🔴 Partizani U-16 ka arritur një fitore të thellë në transfertë ndaj Shënkollit me rezultatin 1-10, duke vazhduar serinë e pathyeshmërisë me 19 fitore radhazi.
Shënkolli ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 6-të, por reagimi i të kuqve ishte i menjëhershëm. Vata barazoi shifrat, duke i hapur rrugën një goleade të Partizanit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-6, falë dopietave të Vates dhe Lushakut, si dhe golave të Allushajt dhe Peresit.
Edhe në pjesën e dytë, pavarësisht disa zëvendësimeve, skuadra e drejtuar nga Algert Hurdha vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke shënuar edhe katër gola të tjerë. Himallari realizoi një dopietë, ndërsa Gjati dhe Hitaj kontribuan me nga një gol, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-10.