U-21 / PARTIZANI – KORABI 5 – 2
Të kuqtë e mbyllin sezonin në vendin e dytë
Ekipi ynë U-21 e mbyll sezonin futbollistik 2023-24 si nënkampion. Në ndeshjen e fundit të luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të besuarit e trajnerit Gerd Haxhiu kanë koleksionuar suksesin e radhës duke mundur Korabin 5 – 2.
Një takimi i luftuar me skuadrat që treguan grintë dhe karakter në fushë . Pjesa e parë nisi siç pritej vrullshëm me skuadrën tonë që kërkon golin e shpejtë dhe arrin ta gjejë në minutën 22 fal një këmbëngulje të gjatë të mbrojtësit Greg Sota. Miqtë reagojnë pas 10 minutash duke vendosur barazpesheën në të 32 minutë me aitor te Bockën. Në shifrat 1 – 1 mbyllet pjesa e parë e sfidës. Pjesa e dytë rezulton akoma më interesante, me skuadrën tonë dominuese duke e kërkuar golin në çdo mënyrë. Avantazhi i të kuqve do të vinte në minutën e 58′ nga golashënuesi i sezonit të kaluar Luis Birçaj. Korabi arriti të gjej forcat për ta barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 71′ me Markun. Gjithsesi skuadra jonë rikthehet në avantazh teksa do të realizojë edhe 3 gola brenda 6 minutave me protagonist Gjokën 2 dola dhe sërisht Birçaj. 5 -2 dhe ekipi U-21 e mbyll sezonin në vendin e dytë me 45 pikë .