19 vjeçarët ka arritur të sigurojnë një tjetër fitore të rëndësishme në fazën play off Të besuarit e trajnerit Renaldo Kalari kanë koleksionuar 3 pikët e radhës në transfertë duke mposhtur në shkodër Vllazninë 3 – 4. Një takim mjaft i ekuilibruar teksa pjesa e parë do të mbyllej në barazim 2 – 2. Vidrica në minutën e 9 dhe Sogani në të 42 do të siglonin barazimin e përkohshëm për të kuqtë. Në fraksionin e dytë të lojës Vllaznia do të kalonte në avantazh , por skuadra jonë do të arrinte të përmbyste gjithçka në harkun e 5 minutave. Në të 78 Jurgen Bakalli do të barazonte shifrat 3 – 3 ndërsa në minutën 83 Xhoel Lutaj do të vuloste fitoren e të kuqve 3 – 4. Pas këtij suksesi ekipi ynë U-19 mbetet 3 pikë larg kreut me 26 pikë.
