U-19 | Të kuqtë koleksionojnë 3 pikët e radhës në “Play Off”

U-19 / PARTIZANI – DINAMO CITY 3 – 0
Të kuqtë koleksionojnë 3 pikët e radhës në “Play Off”

Edhe 19 vjeçarët ka arritur të sigurojnë një fitore të pastër 3 – 0 ndaj rivalëve të Dinamo City. Të impenjuar në fazën “play off” të besuarit e trajnerit Renaldo Kalari janë rikthyer fitoreve pas dy ndeshjeve në trasfertë. Lutaj do ti hapte rrugën fitores së të kuqve në pjesën e parë të takimit. Në fraksionin e dytë të lojës ekipi ynë U-19 do të gjente edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Sërish Lutaj do të dyfishonte shifrat duke realizuar edhe golin e dytë personal në këtë sfidë. Ndërsa Qokthi do të vuloste triumfin 3 – 0 të skuadrës tonë në “Arenën e Demave”. Pa këtij suksesi ekipi ynë U-19 vijon të mbetet në ndjekje të kryesuesve Bylis dhe Skenderbeu.