Eshtë mbyllur në barazim pa gola takimi i javës 26 mes Partizanit dhe Bylis. Një sfidë e luftuar në të gjitha hapësirat e fushës me skuadrën tonë më kërkuese dhe dominuese. Partizani bëri gjithçka për ta fituar këtë takim duke e vendosur Bylisin në vështirësi gjatë gjithë takimit. Rasti më i mirë për skuadrën tonë u rregjistrua në pjesën e dytë. Një top në zonën e rreptesise u ndërpre nga dora e mbrojtësit të skuadrës mike duke i mohuar Partizanit një gol të sigurtë. Një episod i kontestuar nga pankina jonë për vijimin e lojës por nga trupa e arbitrave gjithcka u konsiderua si e pavullnetshme. Shpresat e të kuqve për ta fituar këtë takim u zbehen me kalimin e minutave. Pas 95 minutash loje vërshëllima e fundit i hapi rrugën festës së skuadrës Ballshiote e cila u shpall kampion per sezonin 2023-24
Tashme Partizani dhe Bylis do të dhurojnë një tjetër përballje të zjarrtë në finalen e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në 1 Qershor .