Java e 21 solli një barazim të luftuar në derbin e kryeqytetit mes Dinamo City dhe Partizanit, i cili u mbyll me rezultatin 2-2.
Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Rrecekut në minutën e 23-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Neid Banushi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë në minutën e 60-të. Shtatë minuta më vonë, Rreceku riktheu epërsinë për Dinamon, por skuadra e drejtuar nga Gerd Haxhiu nuk u dorëzua dhe reagoi menjëherë. Banushi realizoi edhe golin e dytë personal, duke vendosur barazpeshën në 2-2.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit, duke mbyllur kështu ndeshjen e javës së 21-të.











