U-17 / VLLAZNIA – PARTIZANI 0 – 3 Të kuqtë sigurojnë matematikisht titullin kampion

Partizani shpallet zyrtarisht kampion për grupmoshën U-17 për sezonin 2023-2024 të superiores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhametit ia dolën të shkurorëzojnë Vllazninë pikërisht në përballjen e luajtur mes tyre në Shkodër. Të kuqtë në sfidën e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0 – 3. Për të hipotekuar fitimin e trofeut të kuqtë kanë mbyllur gjithçka në pjesën e parë të takimit fal golave të Malja në minutën e 9 me 11 metërsh dhe Nela në të 26’. Në fraksionin e dytë të lojës Banushi në minutën e 66 do të vuloste fitoren e ekipit tonë U-17. Një sukses i merituar për të besuarit e trajnerit Fatjon Muhameti teksa kanë rezultuar pretendentet kryesor për fitimin e titullit kampion gjatë gjithë këtij sezoni futbollistik. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit Partizani U-17 është zyrtarisht kampion i shqipërisë.