U-17 / PARTIZANI – TEUTA 2 – 0 Të kuqtë drejt titullit kampion

17 vjecarët e kuq një hap larg titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhametit vazhdon të mos njoh rivalë duke mos u ndalur edhe në javën e 23. Në përballjen e radhës luajtur në Arenën e Demave ekipi ynë ka rregjistruar një tjetër fitore në shifrat 2 – 0 ndaj Teutës. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 1 – 0. Hysalliu do ti hapte rrugën fitores në minutën e 18 të takimit. Në pjesën e dytë është sërish Hysalliu i cili në të 78 minutë do të vuloste triumfin për të besuarit e trajnerit Fatjon Muhameti. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi Partizanit i mjafton vetëm 1 fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion .