Një fitore të pastër ka rregjistruar edhe ekipi U-16. Në sfidën e luajtur në Arenën e Demave të kuqtë kanë mposhtur 3 – 0 Apoloninë në javën e 20 të kampionatit. Skuadrës së trajnerit Aldo Duro i kanë mjaftuar vetëm 12 minuta për të zhbllokuar rezultatin me autor Musa Lleshaj. Ne 45 minutat e dyta 16 vjeçarët e kuq do të hipotekonin fitoren edhe me dy gola të tjerë. Lleshaj sërisht në minutën e 55 do të dyfishonte shifrat ndërsa në minutën e 80 Rodrigo Karina do të vuloste 3 – 0 rezultatin e kësaj sfide. Pas këtij suksesi ekipi ynë U-16 rikthehet në garë për fitimin e titullit, teksa pozicionohet në vendin e tretë me vetën 3 pikë diferencë nga kryesuesit Tirana dhe Shënkolli.
