Të konfirmuar 🇦🇱 🔴

Të konfirmuar 🇦🇱 🔴

 

Pas ftesës së Besar Gudjufit në Kombëtaren U21, ku do të jetë pjesë e dy miqësoreve ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, sot Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe listën e Kombëtares U19.

 

Në këtë grupmoshë, Partizani do të përfaqësohet nga dy lojtarë të talentuar: portieri i U19-ës, Darius Zadeja, dhe mesfushori i skuadrës së parë, Tedi Malaj, të cilët do të jenë pjesë e sfidave ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

 

Këto nuk janë të vetmet konfirmime, pasi në ditët në vijim priten edhe lojtarë të tjerë të Akademisë sonë që do të grumbullohen me Kombëtaren në grupmoshat U17 e më poshtë. Partizani vijon të jetë një furnizues i denjë për ekipet Kombëtare në çdo kategori moshe.

 

 

ℹ️ Ndeshjet miqësore të Kombëtareve ku janë të ftuar lojtarët e Partizanit

 

🇦🇱 U19

 

4 Shtator, ora 17:00 – Shtepia e Futbollit

🇦🇱 Shqipëri U19 – Moldavi U19

 

8 Shtator, ora 10:30 – Shtepia e Futbollit

🇦🇱 Shqipëri U19 – Kosovë U19

 

 

🇦🇱 U21

 

5 Shtator, ora 18:00 – Elbasan Arena

🇦🇱 Shqipëri U21 – Gjermani U21

 

8 Shtator, ora 18:30 – Brugglifeld, Zvicër

🇨🇭 Zvicër U21 – Shqipëri U21

 

#FKPartizani #akademiapartizaniofficial #perjetmetypartizan🔴🔴 #partizanichannel #albania #football