SUPERIORE U19: Partizani skuq derbin, Partizani – Tirana 3:1

SUPERIORE U19: Partizani skuq kryeqytetin, Partizani – Tirana 3:1

Partizani i drejtuar nga Fatjon Muhameti ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 14-të të kampionatit SUPERIOREN U19, duke mposhtur Tiranën 3:1 në një derbi të nxehtë të kryeqytetit. Ndeshja nisi në mënyrën më të bukur për skuadrën kuqe, që shënoi menjëherë në minutën e parë me Kristian Gjoka, pas një aksioni model.

Tirana arriti të barazonte në minutën e 41 me një gol nga Bastari, dhe kështu mbylli pjesën e parë 1:1. Megjithatë, skuadra e Partizanit reagoi menjëherë pas pushimit, duke shënuar dy gola : Leon Misja në minutën e 51 dhe Franci Hysalliu në minutën e 81, duke siguruar fitoren 3:1 dhe mposhtur Tiranën për të dytën herë këtë sezon me të njëjtin rezultat.

Me këtë fitore, Partizani U19 pozicionohet në vendin e 2-të me 24 pikë. Në ndeshjen e ardhshme   Partizani U19  do të përballet me Dinamon City U19 .

#FutbollU19 | #Partizani | #DerbiIKryeqytetit | #KampionatiU19