SUPERIORE U19 | PARTIZANI – LACI 5:0

Partizani U19 marshon drejt Play-Off-it me një fitore të pastër ndaj Laçit në javën e 18-të të kampionatit të 19-vjeçarëve. Të besuarit e Fatjon Muhametit dhuruan një paraqitje fantastike, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj kurbinasve.

Në këtë sukses, nga dy gola shënuan Erald Rrenga dhe Franci Hysalli, ndërsa goli i pestë u realizua nga Nebi Qokthi, i cili vulosi rezultatin.

Faza e tretë pritet të jetë më e luftuar, pasi skuadrat do të përgjysmojnë pikët. Aktualisht, Partizani U19 renditet në vendin e dytë me 16 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Skënderbeut.

Ndeshja e radhës për javën e 19-të do të zhvillohet në Ballsh ndaj vendasve të Bylisit