Partizani U17
Ndeshja e fundit e fazës së dytë riktheu të kuqtë e Aldo Duros te fitorja ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Një fitore minimale që nuk pasqyron plotësisht lojën dhe rastet e krijuara gjatë 90 minutave, me Partizanin që zhvilloi një lojë ofensive, por nuk arriti të konkretizojë më shumë se një gol.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 19-të nga Ergit Hyka, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 17 gola deri më tani.
Pas kësaj fitoreje, të kuqtë i drejtohen fazës Play-Off duke u renditur në vendin e dytë me 21 pikë të përgjysmuara.
Java e 19-të do t’i përballë me Apoloninë në Fier.