SUPERIORE U17, Java e 14: Derbi i Kryeqytetit, Partizani – Tirana 3:3
Në një derbi të nxehtë të kryeqytetit, Partizani barazoi 3:3 ndaj Tiranës në kuadër të javës së 14-të të kampionatit SUPERIOREN U17. Golat për skuadrën e drejtuar nga Aldo Duro u shënuan nga Musa Lleshaj dhe dy herë nga Ergit Hyka.
Me këtë barazim, Partizani arrin në 31 pikë dhe vazhdon të udhëheqë kampionatin në vendin e parë. Ndërkohë, Ergit Hyka është udhëheqësi i golashënuesve të kompeticionit , duke treguar formë të shkëlqyer këtë sezon.
Një ndeshje e luftuar dhe e barabartë, ku Partizani ka ruajtur pozitat në tabelë dhe ka treguar një shpirt luftarak në këtë derbi të rëndësishëm.
#FutbollU17 | #Partizani | #DerbiIKryeqytetit | #ErgitHyka | #KampionatiU17