SUPERIORE U16 | Mbyllet faza e dytë

 

 

 

 

Ekipi U16 i Partizanit nuk zhvilloi ndeshjen e javs së 18-të ndaj Besës, pasi kundërshtarët nuk u paraqitën në “Arenën e Demave”, ndonëse kishin kërkuar ta zhvillonin aty takimin. Ky fakt pritet të sjellë një fitore në tavolinë për skuadrën e drejtuar nga Algert Hurdha, e cila e ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit me një bilanc mbresëlënës: 18 fitore në po kaq ndeshje.

Ky dominim i plotë në kampionat e vendos Partizanin U16 në pozita të favorshme për fazën e “play-off”-it, ku synimi kryesor mbetet vazhdimi i kësaj ecurie të jashtëzakonshme dhe kurorëzimi me titullin kampion.

Të kuqtë do të hyjnë në fazën vendimtare të sezonit me besim të lartë dhe me një grup të konsoliduar, të gatshëm për të sfiduar çdo kundërshtar në rrugën drejt suksesit.