SUPERIORE U16: Fitorja e 12-radhazi!
Skuadra e Partizanit U16, e drejtuar nga Algert Hurdha, ka arritur fitoren e 12-të radhazi në kampionat, duke mposhtur Akademinë me rezultatin 4:2 në ndeshjen e fundit. Hitaj shkëlqeu me një dopietë, ndërsa Kazazi dhe Himallari shënuan 2 golat e tjerë për të vulosur fitoren e thellë.
Me këtë fitore, Partizani U16 vazhdon të udhëheqë me 12 fitore në po aq ndeshje. Ndeshja e ardhshme do të jetë përballë Apolonise në javën e 13-të, ku skuadra synon të arrijë fitoren e 13 dhe të ruajë rekordin e përsosur.
#PerjetmetyPartizan | #PartizaniU16 | #AkademiaPartizani |