SUPERIORE U15: Partizani fiton ndaj Skënderbeut

Skuadra e Partizanit U15, e drejtuar nga Ermal Serjani, ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 12-të të kampionatit të 15-vjeçarëve, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2:1. Bucka dhe Gjoci shënuan golat për skuadrën e kuqe, e cila tani pozicionohet në vendin e 4-t me 21 pikë.

Në javën e 13-të, Partizani U15 do të përballet me Apoloninë, duke synuar të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

#FutbollU15 | #Partizaniu145| #KampionatiU15 | #AkademiaPartizani