

Një tjetër fitore e madhe për skuadrën e Julian Kaçës në derbin e kryeqytetit! Fitorja 2-0 ndaj Tiranës në javën e 10-të të kampionatit tregon qartë forcën dhe e skuadrës tonë këtë sezon. Golat e shpejtë të Brajan Hykollarit në minutën e 10-të dhe Elez Elqenit në të 19-tën vulosën rezultatin dhe dhanë një tjetër sinjal se kjo skuadër është në rrugën e duhur.
Me 26 pikë, 8 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje, ekipi i 14-vjeçarëve të Partizanit vazhdon të kryesojë renditjen .