Java e parë e Abissnet Superiore për grupmoshat nuk ka qenë pozitive për skuadrat e kuqe U18 dhe U16, të cilat nuk arritën të marrin pikë në transfertat respektive.
Të parët që zbritën në fushë ishin 16-vjeçarët, në Fier ndaj Apollos. Skuadra e drejtuar nga Ermal Serjani e nisi mirë takimin, duke kaluar në avantazh me golin e Noel Hases. Por epërsia e kuqe zgjati vetëm pesë minuta, pasi vendasit përmbysën rezultatin me anë të Kerrit. Në minutën e 64’, të kuqtë rikthyen barazpeshen me golin e Stjuart Çuçit, megjithatë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lazi shënoi për Apollon, duke i dhuruar fitoren 3–2.
Pak orë më vonë, në Kompleksin Skënder Halili, skuadra U18 e drejtuar nga Aldo Duro u mposht minimalisht 1–0.
Tashmë, të kuqtë do të kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive në javën e ardhshme, ku do të presin Apoloninë në shtëpi.