⚽ FK PARTIZANI 2 – 1 KF TEUTA
Rowan Human shpallet lojtari ndeshjes 💪
Rowan Human është shpallur lojtari i ndeshjes pas suksesit 2 – 1 që skuadra arriti ndaj Teutës. Mesfushori nga Afrika e Jugut për të parën herë vlerësohet me këtë trofe.
Human: Është një ndjenjë shumë e bukur të vlerësohesh, por fitorja e skuadrës është gjëja më e rëndësishme. Ky çmim është fryt i punës, sakrificës dhe unitetit të gjithë ekipit. Jam krenar për mënyrën si luftuam së bashku dhe këtë çmim ua dedikoj shokëve të skuadrës.



















