Rezultate pozitive në trasfertë kanë rregjistruar ekipet tona U-16 dhe U-15
16 vjeçarët e kuq janë rikthyer bindëshëm fitoreve në trasfertë pas humbjes javën e kaluar nga Shënkollit. Skuadra e trajnerit Aldo Duro ka mposhtur me rezultatin e pastër 0 – 3 Internacionalin. Një takim i cili në pjesën e parë ka rezultuar i ekuilibruar duke u mbyllur pa gola. Ndërsa fraksioni i dytë i lojës është dominuar nga të kuqtë të cilët do të shënonin 3 herë. Dygolëshi i Lleshaj dhe Zekaj do të vulosnin suksesin e ekipit tonë i cili momentalisht pozicionohet në vendin e tretë të klasifikimit të kësaj moshe.
Në sfidën tjetër ekipi U-15 ka rregjistruar një barazim golash 2 – 2 në trasfertën ndaj Apolonisë. Një sfidë e cila ka konfirmuar protagonist Himallarin. Sulmuesi i kuq ka qenë autor i dy golavë të këtij takimi për të besuarit e trajnerit Algert Hurdha. Me 29 gola të realizuar në 21 javë kampionat Himallari udhëheq i vetëm renditjen e golashënuesve të kësaj moshe.