Ekipi U 15 ka pësuar një humbje dramatike 1 – 2 në derbin ndaj Tiranës luajtur në stadiumin Arena e Demave. 45 minutat e para do të mbylleshin me avantazhin e skuadrës tonë. Në minutën e 28 Himallari do të tregohej i saktë nga pika e bardhë duke i dhuruar epërsinë të besuarve të trajnerit Algert Hurdha. Në fraksionin e dytë të lojës miqtë do të arrinin të përmbysnin avantazhin e të kuqve duke i shkaktuar një tjetër humbje. Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për tu luajtur Partizani largohet nga lufta për titullin kampion , ndërkohë Himallari vijon të udhëheq i vetëm renditjen e golashënuesve të kësaj moshe tashmë në kuotën e 30 golave.
Ndërkohë ekipi U-13 në përballjen e javës së 24 ka mposhtur në trasfertë 0 – 6 Internacionalin . Një ndeshje e dominuar nga 13 vjeçarët e kuq të cilët kanë siguruar lehtësisht 3 pikët e radhës. Shkurti, Koçi, Hidri, Hasani dhe dopieta e Hykollarit do ti dhuronin suksesin ekipit të trajnerit Juljan Kaca. Pas 24 javësh skuadra jonë ruan pozitat në vendin e dytë me 52 pikë ndërkohë që sulmuesi Hykollari udhëheq listën e golashënuesve me 30 gola.