🏆𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐑𝐀𝐔𝐍𝐃𝐈 𝐈𝐈
🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT ZORAN ZEKIÇ, PAS TAKIMIT NDAJ ATLETIC CLUB D’ESCALDES 👇
Largoheni me një rezultat pozitiv nga Andorra-
Zekiç: Po mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por sot kundërshtari nuk rezultoj aspak i tillë. Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ai arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.
Sot i kënaqur me fitoren apo me lojën –
Zekiç: Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj se nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikisht. Edhe fizikisht nuk kemi qënë aty ku duhet.
Tashmë kualifikimi do të vendoset në Tiranë –
Zekiç: Sigurisht, nuk duhet ta mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë. Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh. Ajo që është më e rëndësishmja është të përqëndrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme.