𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐑𝐀𝐔𝐍𝐃𝐈 𝐈𝐈
🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT ZORAN ZEKIÇ NË KONFERENCËN PËR MEDIAT, NË PRAG TË TAKIMIT NDAJ ATLETIC CLUB D’ESCALDES 👇
Ndeshja e parë ndaj Atletic d’Escaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo –
Zekiç: Jo nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.
Si është gjendja fizike e skuadrës, e keni të gjithë grupin të gatshëm për neser –
Zekiç: Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.
Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë –
Zekiç: Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për tu luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodh gjatë ndeshjes.