🏆𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐏𝐋𝐀𝐘-𝐎𝐅𝐅
🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT ZORAN ZEKIÇ NË KONFERENCËN PËR MEDIAT, NË PRAG TË TAKIMIT NDAJ ASTANA 👇
Nëse Astana nuk fiton ndaj Partizanit do të jetë një tragjedi për klubin tonë. Eshtë e njëjta gjë për klubin tuaj –
Zekiç: Kemi të njëjtën situatë përpara çdo ndeshje madje edhe ndaj skuadrës së Andorrës Atletic Clubd’Escaldes, por ky është futbolli. Sigurisht në këtë moment Astana është favorite. Shpresoj se jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, dhe pres performancën më të mirë nga skuadra ime.
Keni fituar në dy raundet e fundit të Ligës së Konferencës. E konsideroni Astanën një kundërshtar më të vështirë se të mëparshmit –
Zekiç: Sigurisht që po. Me siguri nuk e keni parë ndeshjen tonë ndaj Valmieras nuk ishte e lehtë. Ishte një ndeshje e luftuar fortë. Edhe nesër na pret një përballje e fortë, por kemi një motiv të madh. Stadiumi është i mrekullueshëm , kundërshtari është i fortë, me shumë eksperiencë në kompeticionet evropiane.
Kë nga lojtarët e Astanës njihni dhe si është gjendja e skuadrës së Partizanit –
Zekiç: Sigurisht që njoh Tomasov pasi kur isha ke Osijek ai ishte pjesë e ekipit te Rijekës. Gjithashtu njoh Loncar dhe portierin Condric. Më e rëndësishme për ne nesër është të luajmë si skuadër . Nëse luajmë si skuadër jam i bindur 100% që do të kemi shumë kualitet në fushë.
Astana luan shumë mirë në shtëpi, por humbet ndeshjet në trasfertë. Si e keni përgatitur ndeshjen e nesërme –
Zekiç: Nesër do të luajmë përballjen e parë në Astana. Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës.
Drejtoni një skuadër me lojtarë të rinj e cila për të parën herë ka mundësi të kualifikohet në fazën e grupeve. Mund të presim një Partizan agresiv nesër, për të dhënë gjithçka për një rezultat pozitiv –
Zekiç: Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim. Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët, por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë
Atanaskoski ka luajtur më parë në Kazakistan. Keni folur me të për Astanën –
Zekiç: Ai nuk udhëtoj pasi ka marrë kartonë të verdhë. Unë kam mjaftueshëm informacion rreth Astanas, sidomos për faktin se kam ndjekur ndeshjet ndaj Dinamo Zagreb dhe Ludogorets.
Në kanalet tuaja sociale kemi parë që ekipi është pritur nga disa tifozë në aeroport.
Zekiç: Partizani është një klub i madh, shumë sportdashës mbështetin ekipin tonë, sidomos në Shqipëri. Do të vini dhe shihni stadiumin tonë, se si tifozët tanë e mbështetin ekipin. Fakti që ata janë të “sëmurë” pas ndesh, është absolutisht normal.